Nga Aurenc Bebja*, Francë
Prestigjiozja “Le Monde” ka botuar, të dielën e 17 marsit 1991, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me propozimin asokohe të Partisë Demokratike ndaj shkrimtarit Ismail Kadare me rastin e zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shqipëri: Z. Ismail Kadare kandidat “i mundshëm” i Partisë Demokratike shqiptare
“Shkrimtari shqiptar IsmaiI Kadare de të jetë kandidat “i mundshëm” i partisë kryesore të opozitës, Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), në zgjedhjet e para të lira të caktuara me 31 mars, thanë zyrtarët e PD-së në Tiranë.
Janarin e kaluar, Z. Kadare, i cili ka jetuar në ekzil në Francë që nga vera e vitit 1990, u takua “në mënyrë private” me liderin e PDSH-së, Z. Gramoz Pashko.”