Vajza e mitur që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, dhe që u bë e famshme në rrjete sociale pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0, mund të fitojë para nga ky “episod i pakëndshëm”.
Fotografitë e saj qarkulluan në rrjete sociale, duke u pasuar me meme nga tifozët anglezë që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël”.
Për këtë arsye, një anglez me emrin Joel Hughes, ngriti një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë ‘të tmerrshëm’ në Mbretërinë e Bashkuar”.
Faqja u krijua fillimisht për të mbledhur 500 paund në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj një dhuratë të këndshme, megjithatë, deri tani janë mbledhur plot 32,667 paund.
Joel deklaroi se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.