Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 20:00 në Durrës, ku një grua 29-vjeçare është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është Anisa Gjini, e cila u dërgua në spitalin e Durrësit pa shenja jete.
Policia njofton se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i viktimës, Alfred Gjini.
Sipas bluve të Durrësit, 29-vjeçarja u hodh nga ballkoni gjatë një konflikti me burrin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.