Një 33-vjeçar është arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës. Autoritetet sqarojnë se 33-vjeçari Marlind Ymeraj është kapur duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, ka përplasur makinën e policisë dhe ka plagosur një efektiv.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku Ymeraj nën efektin e lëndëve narkotike ka xhiruar gomat dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Policia pasi ka shkuar në vendin ne ngjarjes i ka bërë me shenjë të ndalonte, por 33-vjeçari duke qenë nën efektin e lëndëve narkotike ka vijuar me manovrat e rrezikshme dhe nuk u është bindur efektivët.
Më pas atij i është bllokuar rruga, por sërish nuk i është bindur as patrullës tjetër dhe ka aksidentuar makinën e “Shqiponjave” dhe më pas është larguar. Ndërkohë ka plagosur dhe punonjësin e policisë S. L. i cili ndodhet në spital pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e gjymtyrëve.
Por pas disa minutash ndjekje Ymeraj është vënë në pranga dhe tashmë do të përgjigjet për disa akuza; “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Shkatërrim i pronës”.
Ndërkohë mësohet se Marlind Ymeraj është gjobitur tre herë brenda 10 ditëve, i është pezulluar patenta është ndëshkuar me vlerë maksimale 100.000 Lekë të rinj i është sekuestruar mjeti.