Angli-Itali është finalja e këtij Kampionati Europian. Në Wembley, me shumë vështirësi dhe fat, anglezët arritën të mposhtin 2-1 Danimarkën pas 120 minutash.
Sfida nisi me lojë të hapur, nga anglezët natyrisht, por edhe nga Danimarka.
Në minutën e 30 një gjuajtje spektakolare, por edhe një reagim jo i mirë i portierit Pikford sjellin golin e avantazhit për Danimarkën që realizon nga goditja standarde me Damsgard. Epërsia e nordikëve zgjat vetëm 9 minuta.
Kane kombinon bukur me Saka që asiston Sterling në zonë, por topi përfundon në rrjetë nga kapiteni Kajer, ndërsa nuk ja del ta largojë si duhet.
Në vazhdim, Anglia dominoi, por nuk arriti të shënojë golin e fitores dhe ndeshja shkoi në shtesë.
Harry Kane u bë heroi i anglezëve, i cili realizoi golin e dytë. Fillimisht gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa pas pritjes së portierit Schmeichel, Kane me fat e dërgoi topin në rrjetë.