Bullgaria voton të dielën e ardhshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat marrin pjesë 23 grupime politike, gjashtë ose shtatë prej të cilave, sipas sondazheve, do të tejkalojnë barrierën elektorale prej 4%.
Votimi i parakohshëm erdhi pas dështimit të të gjithëve përpjekjeve të forcave politike për të formuar një qeveri të re pas votimeve të 4 prillit.
Partia konservatore GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov, pavarësisht se fitoi zgjedhjet, në fakt mbeti e izoluar, pasi nuk arriti të gjente aleatë, dhe u detyrua të dilte nga qendra e vëmendjes politike pas gati 10 vjetësh qeverisëse.
As partia e sapoformuar ”Ka një popull si ky” (ITN) e artistit Slavi Trifonov, nuk arriti të ndërtojë një shumicë në parlament.
Në funksion të votimit të së dielës, sipas sondazheve nuk ka favorit të qartë dhe sipas agjencisë Mediana, do të ishin tre formacione që do të garonin për vendin e parë me pak më shumë se 20% të votave: ITN, GERB dhe BSP.
Për vendin e katërt kandidatët do të ishin ”Lëvizja për i të drejtat dhe liritë” (DPS).
Janë afërsisht 6,7 milionë votues nga një popullsi prej pak më shumë se 7 milionë banorë.
Hyrja në qendrat e votimit do të rregullohet në përputhje me rregulloret anticovid-19, dezinfektant, maska dhe hapësira të ndara.