Gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë në Velipojë ku një hotel u përfshi nga flakët e zjarri si pasojë e shpërthimit nga rrjedhja e gazit, ka ndërruar jetë një nga vajzat e plagosura.
Fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve 19-vjeçarja Daniela Gjoka. E reja po kurohej në Itali për trajtim më të specializuar, por për fat të keq humbi jetën.
Ndërkohë, të plagosura janë edhe nëna e saj Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, djali 12 vjeç E.Gjoka dhe vajza tjetër K.Gjoka 15 vjeçe. Edhe këta të fundit ndodhen për kurim në Itali.
Hoteli 3-katësh në Velipojë i familjes Gjoka u përfshi nga flakët më 4 Korrik për shkak të rrjedhjes së gazit te një bombol 3-5 kg. Kati i parë i ndërtesës u shkrumbua thuajse tërësisht.
Për këtë ngjarje tragjike u arrestua disa ditë më parë tregtari i gazit për shkelje të kushteve tekniko-ligjore.