Pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, po bën realitet ëndrrën e saj dhe do të ngjitet më 20 korrik në hapësirën kozmike.
Wally Funk ishte ndër 13 gratë që u përgatitën në vitet 1960 si astronaute në kuadër të programit privat Mercury.
Por edhe pse kishte kaluar të gjitha analizat dhe provat Agjencia Amerikane për Hapësirën Kozmike NASA ia kishte refuzuar gjithmonë asaj kërkesën për të marrë pjesë në një fluturim në hapësirën kozmike.
Wally Funk ishte gruaja e parë që punoi si instruktore fluturimi në një bazë ushtarake amerikane dhe po ashtu edhe hetuesja e parë femër për sigurinë e aviacionit në Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit.
Tani në moshën 82-vjeçare ëndrra e saj po bëhet realitet: më 20 korrik ajo do të fluturojë në hapësirën kozmike si anëtare e ekuipazhit të miliarderit Jeff Bezos.
Wally Funk është personi më i moshuar që do të ngjitet në hapësirën kozmike.