E ndërsa në shumë vende të Europës, rastet e reja me Covid po rriten, në Shqipëri infeksionet vazhdojnë të jenë në shifra minimale.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.
Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.