Dihet se futbolli është një sport që ndikohet shumë nga tradita dhe ritet fatsjellëse. Prova e fundit ka ardhur në finalen e Europianit, e zhvilluar mes Italisë dhe Anglisë. Protagonisti ka qenë Giorgio Chiellini, kapiteni i “Axurrëve”.
KIRICOCHO – Chiellini, para penalltisë së anglezit Saka, ka bërtitur “Kiricocho”. Donnarumma arriti ta presë penalltinë dhe kupa e Europianit është fituar nga Italia. Po cili është kuptimi i kësaj fjale? Për shumë është e panjohur, por nuk është hera e parë që dëgjohet në botën e futbollit.
El momento. Kiricocho. pic.twitter.com/iweDZQYvKP
— Martina Gallucci (@MarGallucci) July 12, 2021
LEGJENDA – Sipas legjendës, Kiricocho ka qenë pseudonimi i një tifozi të Estudiantes, skuadra e La Plata në Argjentinë. Një tifoz shumë i famshëm në qytet, pasi i sillte fat skuadrës së tij kur shkonte në stadium. Një famë kjo që bindi trajnerin e asaj kohe të Estudiantes, Carlos Bilardo, ta dërgojë të ndjekë skuadrat rivale të kampionatit. Rezultati? Estudiantes ka fituar titullin në 1982-shin. Por ka edhe më. Ky “mallkim” në Amerikën Latine është kaq i përhapur sa ëshë përdorur edhe Kupën e Amerikës Latine, si edhe në reklama.
FUNKSIONON GJITHNJË?– Edhe gjatë Argjentinë-Kili të Copa America në 2019-ën, Dybala ia ka bërtitur frazën e famshme Vidal-it pak para se mesfushori të godiste një penallti. Vidal shënoi, por kombëtarja e tij e humbi ndeshjen. Por pas thirrjes së Chiellinit është e sigurtë që mallkimi do të shpërndahet akoma edhe më shumë.