Dënohet me 15 vjet burg Nevaldo Hajdaraj, ish-efektivi i cili më 8 Dhjetor 2020 vrau me armë zjarri 25-vjeçarin Klodian Rasha.
Duke qenë se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, Hajdaraj dënimi për ish-efektivin e Shqiponjave ulet në 10 vjet burg.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme”, si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.
Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 20 vite burg për ish-efektivin e Shqiponjave.
Vrasja e Klodian Rashës shkaktoi një valë protestash në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.
Si reflektim për ngjarjen e rëndë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti që mbante, duke shprehur solidaritetin për familjen Rasha.