Whittier, në Alaska, SHBA, është një qytet i vogël, 100 km në jug të Anchorage, që quhet ndryshe edhe si “qyteti nën një çati”.
Sa e vogël është qyteza Whittier? Jetojnë rreth 217 persona, dhe mund të hyhet vetëm me barkë ose përmes një tuneli me sens unik me vetëm një korsi.
Por gjëja më e çuditshme e këtij qyteti është se pothuajse të gjithë banorët jetojnë në një ndërtesë të vetme, Begich Towers, një kazermë e ushtrisë e ndërtuar në vitin 1974, gjatë Luftës së Ftohtë.
Një stacion policie, një dyqan ushqimesh, një klinikë, një kishë, një minimarket dhe një shkollë janë të gjitha të vendosura në të njëjtën ndërtesë.
Banorët thonë se dimri është tejet i ashpër dhe erërat janë brutale, ndaj ata janë munduar ta bëjnë jetën e tyre sa më praktike.
Banorët e këtij qyteti i kanë të gjitha gjërat që duhen. Sipas tyre, nuk kanë nevojë të dalin nga ndërtesa për javë të tëra sepse kanë gjithçka që duhet.