Bota Tjetër sekuestrim historik kokaine në Holandë, tre tonë të fshehura mes fuçive...

Tjetër sekuestrim historik kokaine në Holandë, tre tonë të fshehura mes fuçive me banane

Oficerët holandezë të doganave sekuestruan tre tonë kokainë të fshehura mes fuçive të ngarkuara me pure bananeje, në portin e Roterdamit.

”Trafikimi i drogës, me vlerë 266 milion dollarë, u zbulua në fillim të kësaj jave në një kontejner nga Ekuadori”, deklaruan prokurorët.

”Është një nga sasitë më të mëdha të kokainës zbuluar ndonjëherë në port”, theksuan autoritetet.

Kontenieri ishte destinuar për një kompani në Bazel, Zvicër, për të cilën hetuesit thonë se ndoshta nuk ka asnjë lidhje me operacionin e kontrabandës.

Zyrtarët holandezë të doganave thanë këtë javë se rreth 50 tonë drogë e destinuar për portet holandeze u konfiskuan në gjysmën e parë të 2021.