Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar sot në gjykatë 24 të pandehur që akuzohen për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve”, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal” dhe disa vepra të tjera penale.
Këta persona sipas prokurorisë kanë dërgua qindra qytetarë në vende të huaja në Kanada, Mbretëri të Bashkuar, Itali, Spanjë etj.
Të pandehur janë: Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi, Arselda Memaj, Altin Memaj, Shkëlzen Avduli, Klajdi Llika, Gëzim Gjona, Xhelil Dautaj, Mark Gjinaj (Gjini), Besjan Mustafa, Behar Ismailaj, Ervilma Bezati, Juxhin Tirana, Admir Spahia, Drita Sadriaj, Arian Koldashi, Aida Cenaj, Ilir Ferati, Gëzim Breza dhe Besnike Tufa.