Në fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi të gjithë anëtarët e partisë të bashkëpunojnë.
“Për të gjithë ata që e kuptojnë rrezikun që ky regjim përbën për demokracinë dhe ndër vite kanë kontribuar për Partinë Demokratike, kjo është dhe mbetet shtëpia juaj,” – tha Basha.
Ai nuk ngurroi të jepte një mesazh për të gjithë kritikët e PD.
“Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo për përfitime të përkohshme,” – deklaroi kryedemokrati.
Në Kuvendin e Partisë Demokratike janë miratuar ndryshimet në statutin e PD-së.