Një grabitës shqiptar është ndaluar nga karabinierët italianë pasi qëlloi dhe vrau ish-menaxherin i bankës, aktualisht në pension, ndërsa tërhiqte para nga një bankomat.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 31-vjeçarin Paulin Meçaj i akuzuar për vrasje në bashkëpunim me një tjetër person, i cili në proces identifikimi.
Ngjarja ka ndodhur në Leçe, ndërsa grabitësit dolën nga një rrugë anësore me fytyra të mbuluara dhe qëlluan disa herë mbi 69-vjeçarin Giovanni Caramuscio.
Shqiptari dyshohet se përdori një pistoletë Beretta, e cila u gjet nga karabinierët në shtëpinë e tij.