Edhe pse tashmë në moshën 95-vjeçare, Mbretëresha Elisabeth nuk ka nevojë për një shofer personal.
Mbretëresha është fotografuar së fundmi teksa drejton një makinë “Range Rover”, ndërsa në vendin e parë qëndron i ulur këshilltari i saj i garave me kuaj John Warren. Elisabeth bëri një vizitë në Word Farm në fundjavë, aty ku Princi Philip kaloi pjesën më të madhe të kohës pasi u tërhoq nga detyra në vitin 2017.
Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Princit Philip, Mbretëresha Elisabeth qëndroi për një kohë të gjatë e mbyllur në Windsor.