Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë akuzuar Kinën se ka kryer një sulmi kibernetik në fillim të këtij viti.
Sipas akuzave, sulmi kishte në shënjestër serverët e kompanisë amerikane, Microsoft Exchange, dhe preku qindra-mijëra serverë në të gjithë botën.
Bashkimi Europian ishte i pari që lëshoi deklaratën, duke thënë se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”. BE shtoi gjithashtu se Ministria kineze e Sigurimit të Shtetit është përgjegjëse edhe për aktivitete të tjera spiunazhi.
“Ne kemi zbuluar aktivitete me qëllime dashakeqe kibernetike, me efekte të mëdha, të cilat kanë në shënjestër institucionet qeveritare dhe organizatat politike në BE dhe në vendet anëtare, si dhe në industritë kryesore evropiane”, thuhet në deklaratën e BE-së.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar tha se aktorë kinezë, të mbështetur nga shteti, ishin përgjegjës për këtë sulm.
Ndërkaq, Pekini ka mohuar çdo përfshirje në këtë sulm duke thënë se s’ka lidhje me akuzat.