Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të enjte në fshatin Moravë të Beratit.
Policia tha se një 7-vjeçar është mbytur në lumin Osum, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lum.
Trupi i viktimës është nxjerrë nga lumi nga efektivët e policisë, bashkë me banorët e fshatit.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.