Dashi
Pjesëtarët e kësaj shenje do të mund t’i japin fund polemikave me disa prej anëtarëve të familjes që jeni zënë prej kohësh. Për të dashuruarit situata është mjaft e mirë. Për beqarët do të ketë surpriza për shkak të tërheqjeve të papritura. Jeni të lirë dhe nuk keni pse të mos dashuroheni.
Puna: Sot do të mund të arrini disa objektiva falë angazhimit që keni patur në të kaluarën. Dita për ju do të jetë entuziaste.
Demi
Një sqarim me personin e zemrës do të bëjë që të sjellë ekuilibrin në çift dhe të sheshojë tensionet. Shmangni debatet e panevojshme në mënyrë që të keni më shumë harmoni. Beqarët duhet të lënë pas paragjykimet në lidhje me një njohje të re. Ndiqni instinktin tuaj.
Puna: Gjërat nuk po shkojnë mirë për shkak të konkurrencës. Jepni vetes momente relaksi që të mund të mendoni më mirë.
Binjakët
Yjet parashikojnë surpriza të mëdha dhe plane për të ardhmen për çiftet që kanë vite së bashku. Dëgjoni zërin e zemrës dhe mos u mashtroni nga ziliqarët. Beqarët do të kenë një njohje të re me Ujorin. Ku i dihet, ndoshta është vetëm një flirt.
Puna: Shfaqeni dëshirën tuaj për të qenë protagonist, dikush mund të avancojë përtej kritikave. Shpërthimi juaj do të japë rezultate konkrete.
Gaforrja
Marrëdhëniet tuaja sentimentale kërkojnë rinovim. Hidhni tutje sjelljet tuaja të vjetra dhe përpiquni të krijoni të reja në mënyrë që të zgjoni ndjenjat e dashurisë. Beqarët duhet të dalin nga rutina e përditshmërisë nëse duan të kenë njohje të reja. Shpirti binjak po ju pret.
Puna: Sot financat tuaja do të jenë të mira. Keni bërë investime të mira dhe do të korrni frytet.
Luani
Sot do të jeni nervozë dhe nuk do përmbaheni dot edhe në gjërat më të vogla që ju acarojnë. Jepini vetes qetësi në mbrëmje dhe gjithçka do të kalojë. Beqarët do të njohin shpirtin binjak vetëm nëse do të veprojnë sipas instinktit të tyre.
Puna: Është një ditë e jashtëzakonshme për ju. Do të mund të të nënshkruani kontrata me shumë të konsiderueshme.
Virgjëresha
Edhe pse në dashuri gjërat nuk po shkojnë mirë, ju vazhdoni të shpresoni që gjërat do të ndryshojnë. Ditët në vazhdim do jenë më ndryshe. Beqarët do të ndihen të zbrazët dhe të paplotësuar. Madje as miqtë nuk do të mund t’i japin entuziazëm.
Puna: Objektivat mbi punën janë të shkëlqyera. Do të jeni entuziastë dhe pozitivë edhe në marrëdhënien me kolegët tuaj.
Peshorja
Jeni në gjendje shumë të mirë dhe jeni gati që të kaloni disa momente argëtimi me partnerin tuaj. Një shëtitje së bashku në qytet do të ishte diçka e mirë për ju. Për beqarët mbrëmja do të jetë e këndshme nëse do të dalin. Dikush do rrëmbejë zemrën tuaj.
Puna: Riorganizoni projektet sipas burimeve tuaja financiare. Në punë, krijoni një marrëdhënie më të hapur me kolegët.
Akrepi
Humori juaj sot do të jetë i luhatshëm. Pavarësisht qëllimeve tuaja të mira, dita do të jetë në varësi të humorit të partnerit tuaj. Për beqarët nuk do të jetë një ditë e mirë për shkak të kokëfortësisë. Kur vendosni diçka, vështirë të ndërroni mendim.
Puna: Mungesa e durimit në punë nuk është gjë e mirë për ju. Vlerësoni me kujdes idetë dhe projektet përpara se të bëni hapa të nxituar.
Shigjetari
Sot do të mund të realizoni projekte të rëndësishme nga ana sentimentale dhe familjare. Kushtojini më shumë rendësi probleme të vogla që ato të mos zmadhohen. Një shikim i papritur do të bëjë që beqarët të krijojnë një njohje të re. Ky person do zgjojë ndjenjat tuaja.
Puna: Do të jeni shumë të fokusuar në disa çështje të punës që kërkojnë vëmendjen tuaj. Vazhdoni kështu.
Bricjapi
Me ndihmën e Hënës edhe problemet më të vogla në dashuri do të kalojnë. Kini më shumë besim të partneri i cili ka bërë shumë për ju. Beqarët duhet të kapërcejnë problemet me mungesën e besimit dhe të ndrojtjes.
Puna: Në frontin profesional do të keni konfirmime të reja dhe shumë suksese. Jini të kënaqur me veten.
Ujori
Kushdo që është çift, duhet të mendohet mirë nëse do që të bashkëjetojë apo të martohet. Mos bëni premtime nëse nuk ndjeheni ende gati. Beqarët duhet të përfitojnë nga festat dhe pushimet në mënyrë që të krijojnë njohje të reja.
Puna: Konfirmimi i një propozimi për punë ju ka mbushur me gëzim. Tani dëshironi që të përfitoni nga të gjitha mundësitë.
Peshqit
Mos pretendoni besim nga partneri nëse edhe ju jeni person që nuk mund t’i besohet. E dini shumë mirë se programet tuaja janë mashtruese, prandaj duhet të bëheni më konkretë. Beqarët do të kenë një flirt djegës me një person që e konsideronin mik.
Puna: Disa gjëra nuk do shkojnë mirë për ju. Përpiquni të mos dorëzoheni dhe të ecni përpara.