Fotot e një vajze që peshkon në varkë bashkë me “shokun e ngushtë” të saj, një ari të murrmë, kanë bërë xhiron e rrjetit.
Ariu në fjalë, i quajtur Archie, është shpëtuar nga rusja Veronika Dichka nga një park për safari dy vite më parë, dhe që prej asaj kohe, ajo e mban ariun jo vetëm si kafshë shtëpiake, por shumë më tepër se kaq.
Të dy jetojnë në vendlindjen e saj në Novosibirsk, në jug të Siberisë, ku edhe kanë shkrepur fotot e veçanta.
Veronika madje nuk ngurron as ta përqafojë mikun e saj, të cilin e konsideron edhe pjesë të familjes. “Nuk mund ta lëshojmë në pyll, pasi nuk do të jetonte dot mes kafshëve të tjera, duke qenë se ka qëndruar në kafaz gjatë gjithë jetës”, tha Veronika.