Dua Lipa duket që po shijon çdo moment të vizitës së saj në Shqipëri, duke u bërë kështu edhe reklama më e bukur e Shqipërisë, duke pasur parasysh ndikimin e saj të madh. Të dielën, këngëtarja me famë botërore ka postuar në Instagram fotografi të tjera nga vizita në Krujë, por edhe çaste të tjera nga udhëtimi bashkë me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid.
Foto kryesore e postimit të saj është edhe poza me duart në formë shqiponje brenda muzeut të Skënderbeut në Krujë, pikërisht para shpatës dhe helmetës së Heroit tonë Kombëtar, të ekspozuara aty. Edhe i dashuri i saj Anwar Hadid ka mbetur i mahnitur pas historisë së Skënderbeut.
Pas Krujës, Dua me familjen kanë zbritur në bregdet, ku po shijojnë plazhin e mrekullueshëm dhe ushqimet speciale.
Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.