Policia e Tiranë ka shpallur sot në kërkim dhe dy persona të tjerë si të përfshirë në plagosjen e dy të rinjve që ndodhi një natë më parë në Tiranë.
Mësohet se pas hetimeve të thelluara janë shpallur në kërkim Njazi Kulla 25 vjeç dhe Besard Pashkaj 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtor të autorit të ngjarjes.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes Aldo Gjini.
Plagosja ndodhi në rrugën “Todi Shkurti”, në afërsi të “Qytetit Studenti”, ku pas një sherri për gërvishtjen e një makine, Gjini ka nxjerr armën dhe ka plagosur Altin Gjokën dhe Jetmir Marashin.
Aldo Jamandi Gjini është një emër i njohur për drejtësinë, pasi rezulton me precedent penal dhe në kërkim nga autoritetet e huaja. Ai se bashku me të vëllain janë arrestuar në 2016 në shtetin italian për trafik droge, ndërsa në faqen e Europol rezulton në kërkim për tentativë vrasjeje, trafik armesh, municionesh dhe eksploziv. Ai dyshohet gjithashtu edhe si autor i një plagosje të ndodhur më 24 Nëntor të viti 2020 në Luksemburg.