Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj u dëmtua në lojërat olimpike të Tokios duke mos patur mundësi të vazhdonte garën në ndeshjen e parë për kategorinë deri në 66 kg. Çullhaj e nisi mirë ndeshjen, i përqendruar në çdo lëvizje të kundërshtarit duke mos i thënë mundësi të merrte pikë.
Por pas 11 minutash duel, sportisti shqiptar pëson krisje të brinjës. Ndeshja ndërpritet dhe mjeke e staf teknik shkuan pranë sportistit. Indrit Çullhaj u detyrua të dilte nga tapeti me barelë.
Ka garuar këtë të diel edhe qitësja Manuela Delilaj. Sportistja olimpike qe garon ne qitje 10 metra pistolete me ajër garoi në baterinë e parë. Ajo mundi të grumbullonte 565 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 37 nga 53 sportistë pjesëmarrës në këtë disipline. Gara e saj e radhës do të jete në 29-30 Korrik në 25m pistolete precizion.