Nëse doni të shkoni në bar dhe të pini një pije nuk keni nevojë për askënd mund t’ju shoqëroj shumë mirë edhe miku juaj më i afërt, sigurisht nëse e keni një të tillë. Bëhet fjalë për qenin tuaj.
Një bar në Londër ofron shërbimin e veçantë edhe për ta. Pjesë e pijeve janë edhe kokteje të ndryshme të përgatitura posaçërisht për qentë.
“After Bark”, i cili u hap në qershor, është nisma e fundit nga qendra e “Barkney Wick” e vendosur në Hackney Wick, një strehë për artistët dhe kulturën alternative.
Themeluesja Jamie Swan, beson se menyja e tyre me kokteje dhe meze të lehta është unike, duke ofruar pije freskuese me bazë bimore për shokun më të mirë të njeriut i cili mund të jetë gjithashtu një partner në pije.
Sigurisht Pijet nuk kanë alkool, ata mund të shijojnë një “Howlapaw Sling” me lëng karrote ose “Great Expawlor” plot me lëng molle dhe panxhar.
Ndarja e një jete shoqërore, me kafshët shtëpiake është një mënyrë për të lehtësuar ankthin që disa familje po ndiejnë pas ndryshimeve të sjella nga pandemia e COVID-19. Shumë klientë të ‘After Bark’ ishin pikërisht pronarë të rinj që kishin adoptuar kafshët shtëpiake gjatë izolimit.