Kardinali Angelo Becciu, 73 vjeç, është kleriku më i vjetër në kohët moderne që përballet me gjyqin i akuzuar për krime financiare. Ai akuzohet se ka shpenzuar 350 milionë € në një marrëveshje për blerjen e një prone në Chelsea ku pësoi humbje të mëdha.
Kardinali Becciu, i cili i mohon akuzat, u shkarkua nga Papa në Shtator, pasi u shfaqën raporte ku dëshmohej për dëme financiare. Kardinali ishte më parë i ngarkuar me donacionet që i përkisnin fondeve të Vatikanit.
Një hetim 2-vjeçar zbuloi se si Vatikani humbi miliona euro, përfshirë donacionet nga besimtaret
Nëntë të pandehur të tjerë akuzohen gjithashtu për krime duke përfshirë zhvatje, përvetësim, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Gjykimi historik nis në Vatikan dhe zyrtarët shpresojnë se do të jetë një pikë kthese që do të tregojë se askush nuk është mbi ligjin.
Pak më pak se tre muaj më parë, do të kishte qenë e pamendueshme që një kardinal të ishte shënjestra e një hetimi nga shteti i Vatikanit, i cili ka sistemin e tij gjyqësor dhe madje edhe të burgjeve. Por Papa Françesku ndryshoi ligjin e Vatikanit në mënyrë që kardinalët dhe peshkopët e Vatikanit të mund të ndiqen penalisht dhe të gjykohen nga gjykatës ligjorë. Më parë, kardinalët e Vatikanit mund të gjykoheshin vetëm nga kolegët e tyre, një trup gjykues me tre karta.
Kryetari i dhomës së gjyqit, Giuseppe Pignatone, është një kryeprokuror në pension i Romës i cili ka kryer procedime kundër mafies dhe keqpërdorimeve ekonomike në Siçili gjatë karrierës së tij.
Në mënyrë që të akomodohej çështja më e madhe gjyqësore në historinë moderne, seanca mbahet në një sallë të madhe në Muzeun e Vatikanit e shndërruar në një sallë gjyqi.
Një grup gazetarësh i akredituar në Vatikan lejohet të ndjekë procedurat gjyqësore, por raportet e tyre nuk mund të botohen para se të mbarojë seanca dëgjimore.
Të pandehurit thuhet se kanë luajtur role të ndryshme në aktivitete që i kushtojnë Selisë së Shenjtë dhjetëra miliona dollarë në fonde të dhuruara për shkak të keqmenaxhimit, marrëdhënieve të fshehta me manipuluesit financiarë dhe ofrimit të pretenduar të shërbimeve për miqtë dhe anëtarët e familjes.
Shefi i ri i financave të Vatikanit, Juan Antonio Guerrero, shprehet se tregohet më transparent për punët e tij. Javën e kaluar, Vatikani publikoi detaje të pasurive duke përfshirë më shumë se 4,000 prona në Itali dhe 1,120 në qytete të tjera evropiane.