Aktualitet Sekuestrohet 1 kilogramë e 128 gramë kokainë në Tiranë

Sekuestrohet 1 kilogramë e 128 gramë kokainë në Tiranë

Policia e Shtetit ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në zonën e “Vorrit të Bamit”.

Policia bën me dije se gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga A. G., por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Por siç bën me dije policia, ndalimi i tij është bërë pas disa minutash ndjekjeje.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një automjet, për ta kontrolluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të hapur dyert e makinës dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Pas disa minuta ndjekjeje nga ana e Policisë, është bërë i mundur bllokimi i mjetit dhe ndalimi i drejtuesit të tij, i cili është i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Nga ana e strukturave hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po shqyrtohen dhe analizohen veprimet e drejtuesit të mjetit dhe arsyeja e kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë.”- njofton policia.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 128 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe ka shoqëruar disa persona.

Ndërkohë në lidhje me rastin e gazetarit të News24 po kryhen ndërkohë veprimet edhe për rastin e incidentit me gazetarit Ergys Gjençaj, po kryhen hetimet e nevojshme.