Horoskopi Horoskopi, e premte 14 korrik 2017

Horoskopi, e premte 14 korrik 2017

Dashi

Nuk do të jetë një ditë si gjithë të tjerat, pasi parashikohen të papritura që do ju vënë në provë të fortë. Do t’iu duhet të sforcoheni dhe të mësoni të menaxhoni më mirë situatat në mënyrë që të mos ua lini terrenin të tjerëve. Pak aktivitet fizik, nuk do ju bëjë aspak keq.

Demi

Nëse doni që ta kaloni kohën tuaj në mënyrë konstruktive dhe të dobishme, ndoshta është rasti që të mos merreni me persona të tretë. Nuk këshillohet që të bëheni egoistë, por kur dikush do ju kërkojë të bëni diçka, është sepse nuk ka dëshirë ta bëjë dhe ua ngarkon juve. Refuzoni pa problem, jeni ju, pastaj të tjerët.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të vini në zbatim diplomacinë tuaj në raportet sociale, në mënyrë që të mos lejoni dikë që t’iu nxjerrë keq. Vetëm ju e dini se si mund të ndihen mirë, personat që ju rrethojnë. Do të dini si të reagoni në kohë, pavarësisht kohës së pakët dhe do i bëni të tjerët të ndihen më së miri.

Gaforrja

Nëse nuk ndiheni shumë të lodhur për shkak të sforcos së ditëve të fundit, pak sakrificë në këtë të premte, do të shpërblehet më shumë se dyfish. Duhet të angazhoheni në maksimum, pasi rezultati që dëshironi është veç një hap larg.

Luani

Mundohuni të tregoni sigurinë tuaj edhe jashtë mureve të shtëpisë, pasi kush nuk ju njeh mund të ketë dyshime për karakterin tuaj. Herë pas here duhet t’i thyeni rregullat, pasi janë pikërisht ato që ju pengojnë të shihni drejt horizonteve të reja. Do të ishte më mirë të mos kishit frikë.

Virgjëresha

Ndoshta gjatë kësaj dite jo gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja. Prisni pak para se të hidheni në veprim. Këshillohet që t’i buzëqeshni jetës, pasi vetëm kështu jeta do ju buzëqeshë. Dalëngadalë do të merrni gjithë çfarë keni kërkuar dhe suksesi do të jetë i garantuar. Do ju shijojë më shumë sepse e keni merituar dhe nuk ju ka rënë nga qielli.

Peshorja

Do të dini mirë si të silleni në situata të caktuara, sidomos në ato ku duhet treguar shumë vëmendje ndaj detajeve. Do të keni mbështetjen dhe vëmendjen e personave që ju rrethojnë duke u ndjerë mirë. Aftësitë tuaja do të spikasin!

Akrepi

Ndoshta doni të bindni dikë që t’iu udhëheqë në mënyrë që të lehtësoni jetën tuaj, por para së gjithash duhet të kuptoni se gjërat më të mira bëhen vetëm. Shmangni këtë situatë, duke gjetur vendosmërinë në veten tuaj dhe në këtë mënyrë do i’a dilni mbarë.

Shigjetari

Të gjitha arsyet e botës, mund të mos jenë të mjaftueshme për të bindur personin që dashuroni ose një mikun tuaj për pafajësinë e mungesës suaj. Kështu që do ishte mirë që të mbani një profil të ulët, duke mos e bërë veten qesharak.

Bricjapi

Ndonëse nuk jeni aspak dakord me atë që thonë njerëzit përreth jush, përpara se të shprehni mendimin tuaj, duhet të kuptoni deri në fund atë që të tjerët po i’u thonë. Reflektoni me shumë kujdes!

Ujori

Nëse doni të organizoheni më mirë për punën tuaj, uluni dhe mendoni se çfarë duhet të bëni më mirë. Ndonëse doni që shprehja “sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë” të ketë vlerë, mos përfitoni nga dobësitë e të tjerëve, pasi do të nxirrni veten keq.

Peshqit

Nëse keni frikë se mos humbni dikë të cilin e keni shumë për zemër, do të thotë se e dini që keni bërë diçka për të nxitur largimin e tij. Kjo është dita për të bërë një reflektim me veten, në mënyrë që të rikuperoni në pikat ku keni gabuar.