Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.
Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.
Salmoni ka udhëtuar në rrjedhën e sipërme në lumin Kolumbia nga oqeani, për t’u kthyer në “vendlindje”, kur ata papritur ndryshuan drejtim, shpjegoi Brett VandenHeuvel, drejtor ekzekutiv i Columnia Riverkeeper.
Aktivistët e regjistruan videon duke ndjekur valën e nxehtësisë në një ditë kur temperaturat e ujit i kaluan 21 gradë Celcius, një temperaturë vdekjeprurëse për ta.