Në botë nuk ekziston vetëm Venecia e mrekullueshme.
Janë të shumta qytetet që përshkohen nga kanale, lumenj, të cilat duken sikur janë pjesë e një tabloje.
Zbuloni më poshtë qytetet mbi ujë më të bukura në botë.
Bangkok, mrekulli dhe tregje lundruese
E nisim këtë udhëtim ujor nga Bangkoku, qytet i Tajlandës, me tempuj tradicionalë, serra dhe pallate me drita të ndezura. Por jo vetëm kaq, zona e qendrës së qytetit, ka kanale të shumta me tregje lundruese. Varkat përgjatë kanalit Khlong Saen Saeb shpesh përdoren për udhëtime turistike.
Ganvie, “Venecia e Afrikës”
Edhe Afrika ka “Venecian”, e cila është Ganvie, një nga qytetet më të rëndësishme buzë liqenit në Afrikën e Perëndimore, e cila mburret me një rrjet kanalesh. Një fshat piktoresk me shtëpi prej druri të ndërtuara mbi trungje, në gjendje shumë të mirë, pavarësisht 300 viteve jetë, ende i banuar.
Alleppey, përvojë autentike
India dhuron mrekulli me Alleppey, në shtetin jugor të Kerala-s. Këtu është e mundur të zbuloni backwaters të famshme, të formuara nga kanale, laguna, liqene dhe lumenj që shtrihen në rreth 1500 km. Tradicionalisht është përdorur nga banorët vendas për transport dhe peshkim, duke u lejuar turistëve të përjetojnë një përvojë unike.
Hoi An, pasuri e UNESCO-s
Fluturojmë në Vietnam për të zbuluar Hoi An, qendra historike e të cilit është trashëgimi e UNESCO-s me kanale të gjerë dhe të gjatë. Këtu ka shumë rrugë ujore, ndërtesa piktoreske dhe korsi që karakterizohen nga fenerë.
El Gouna, një qytet i ri
Në Egjipt ia vlen të vizitoni El Gouna, një qytet i krijuar në vitin 1989 dhe i ndërtuar 10 km nga Deti i Kuq, me 20 mijë banorë. Qyteti mirëpret turistë nga e gjithë bota midis kanaleve të tij të mrekullueshme.
Fort Lauderdale, “Venecia e Amerikës”
Shumë e bukur edhe Fort Lauderdale në Florida, e njohur si Venecia e Amerikës. Është një rajon bregdetar me kanale ujore të lundrueshëm.
Tigre, aty ku mungojnë autobusët
Rreth 30 km nga Buenos Aires, në Argjentinë, shtrihet Tigre në shtratin e lumit Paranà. I gjithë qyteti përshkohet nga lumenj dhe përrenj të cilët tërheqin mijëra turistë. Këtu nuk ka autobusë, por varka për të udhëtuar.