Si pasojë e motit të keq me rreshje shiu dhe dëbore, në akset rrugore, në segmente të ndryshme ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, si dhe në disa akse ka prezencë të dëborës.
Drejtoria e Policisë Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore në qarqe, të tregojnë kujdes, të moderojnë shpejtësinë, mos kryejnë parakalime të gabuara, të vendosin rrypin e sigurimit, kaskat mbrojtëse për biçikletat dhe motoçikletat, si dhe mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit.
Si dhe në ato akse si rruga e kombit apo akse të thella malore ku ka prezencë të dëborës këshillohet qarkullimi me zinxhirë pavarësisht trashësisë së dëborës.
Në rast nevoje telefononi menjëherë në numrat pa pagesë 112 e 129 dhe do të ndihmoheni nga Patrullat e Policisë Rrugore dhe ato të Përgjithshme, pasi në situata të rënduara nga moti dimensioni i Patrullave të Policisë Rrugore është ndihma automobilistike për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët në nevojë.