Gjermania ka shtrënguar masat në kohën e pandemisë, duke i thënë stop testeve falas për të pavaksinuarit. Është ky njoftimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, që zgjedh një linjë të ashpër kundër atyre që refuzojnë dozat anti-Covid dhe synon të ndalojë mbulimin e kostove të testeve të shpejta kundër Covid-19 për ta. Sipas Bild, kjo do të ndodhë kur të gjithë të kenë mundësi të vaksinohen me përforcuesin e dytë, domethënë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit.
Ndryshimi i ritmit do të shërbente për nxitjen e vaksinimeve. Që nga marsi, qytetarët gjermanë dhe banorët e Gjermanisë kanë mundur të marrin teste të shpejta të koronavirusit në farmaci dhe qendra speciale në të gjithë vendin.
Testet janë gjithashtu një pjesë thelbësore e strategjisë së rihapjes së Gjermanisë. Ata që nuk mund të tregojnë prova se janë vaksinuar plotësisht ose janë shëruar nga Covid duhet të paraqesin një test negativ për aktivitete të caktuara, përfshirë ngrënien brenda në restorante ose qëndrimin në hotel.
Mbi 61% e popullsisë gjermane ka marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 52% janë plotësisht të vaksinuar.