Benjamin Robert Williams, 38 vjeç, është personi që vrau shqiptaren në Florida të SHBA-ve, Joana Peca, ngjarje e ndodhur pasditen e të shtunës në pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.
Mediat amerikane shkruajnë se 38-vjeçari i njohur si “Bambi” është shpallur në kërkim për vrasje. Williams dhe Peca kishin shumë kohë që kishin krijuar një lidhje sentimentale, gjatë të cilës dyshja ishin bërë edhe prindër të një djali.
Por, për arsye që nuk dihen, pasditen e të shtunës, 38-vjeçari e qëlloi me armë zjarri shqiptaren. Teksa Peca ndodhej në makinë me dy fëmijët e saj të mitur, njërin prej të cilëve e mbante në krahë, Williams e qëlloi disa herë në fytyrë, duke e lënë të vdekur.
E reja ishte me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës. Joana Peca kishte humbur dhe të atin në vitin 1996. Për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e Williams, policia amerikane ofron 5 mijë dollarë shpërblim.