Shqipëri ka situatën e më të mirë epidemiologjike për Covid-19 në rajon. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti incidenca dy javore e rasteve të reja të Covid të ndikuara edhe nga përhapja gjerësisht e variantit Delta, në Shqipëri është 15.5 për 100 mijë banorë, dyfish më pak se Kosova dhe dhjetëra fish me pak se Europa.
“Në Europë kemi një incidencë dy javore për 100 mijë vetë rreth 200. Në Shqipëri është 15,2. Edhe vdekshmëria incidenca është 3,7 në Europë dhe 0,3 në Shqipëri. Shifrat në Shqipëri janë shumë të ulëta”, tha ai për Tv Klan.
Kjo situata, sipas Ilir Alimehmetit vjen si rezultat i kalimit natyror i Covid-19 nga shumica e shqiptarëve.
“Duke qenë se në krahasim me BE ne jemi më prapa për sa i përket vaksinimit. Europa ka vaksinuar 49% të popullatës me dy doza ne jemi prapa. Nga krahu tjetër të gjithë e dimë që masat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjes në Shqipëri janë shumë më të buta dhe shumë mirë është që janë sh masa të buta. E si rrjedhojë këto shifra kaq të ulëta i atribuohen kalimit më masiv të infeksionit në rrugë natyrore”
Për ekspertët, ndonëse në Shqipëri po vihen re rritje të numrit të infektimeve, situata nuk paraqitet problematike për sa kohë shtrimet ën spital mbeten në nivele të ulëta.
Për ti paraprirë çdo situatë në vjeshtë dimër, ekspertët rekomandojnë vaksinimin për të shmangur format e rënda të Covid dhe shtrimet në spital.