Kit Harington pësoi një rraskapitje nervore nga “Game of Thrones”: vetë aktori, i cili luajti rolin e Jon Snow në këtë film, e tha këtë për “Hollywood Reporter”.
Harington vuri në dukje se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit i shkaktoi atij një lodhje nervore në realitet.
“Pata probleme mendore pas The Throne dhe, të jem i sinqertë, edhe gjatë fundit të tij. Mendoj se ato duhet të kenë pasur lidhje me natyrën e filmit dhe atë që kam bërë për vite të tëra”, tha Harington.
Kjo është arsyeja edhe e vendimit të tij për të marrë një pushim dhe për t’u përqendruar te vetvetja.
Në maj 2019, që përkon me përfundimin e serialit Games of Thrones, Harington u shtrua në një qendër të shëndetit mendor.