Djali 18-vjeçar i ish-kapitenit të Gjermanisë, Michael Ballack, ka ndërruar jetë në një aksident në Portugali.
Emilio Ballack është përplasur me një “quad”, në orët e para të ditës së sotme.
Mediat portugeze raportojnë se tragjedia ka ndodhur në Troia, në jug të Lisbonës, atje ku ish-mesfushori i Bayern Munchen ka blerë shtëpi, në një nga zonat bregdetare më të bukura të Portugalisë.
Detajet e këtij aksidenti tragjik nuk janë bërë publike.