Patinatorja ruse e skenës, Alexandra Stepanova është “turpëruar” me performancën e saj në Kampionatin Europian, jo për shkak të ndonjë rezultati të dobët, por për shkak të cilësimit të veshjes së saj në skenë si “të pahijshme”.
Kjo, pasi Alexandra kishte veshur një kostum të zi shumë transparent që ndezi me komente rrejtët sociale.
Stepanova, e cila perforomoi me kolegun e saj Ivan Bukin mori vëmendjen e sallës në ekspozitën në Minsk, pasi kërcimi i tyre ishte shumë romantik e sensual.
Kostumi i zi i Stepanovës shkëlqente nën dritën e skenës, duke zbuluar më shumë sesa kishte patur qëllim patinatorja.
Disa komentues thanë se kostumi i saj të linte përshtypjen se ajo po kërcente gjysmë e zhveshur.
“Ne donim që kjo veshje të ishte seksuale dhe erotike, por dhe pak provokative”, tha kolegu i saj Bukin për Sovetsky Sport.
Ndërsa Stepanova tha: “Unë shpresoj që veshja të mos jetë dukur e pahijshme”.
Stepanova dhe Bukin fituan medalje argjendi në garën kontinentale në Minsk, duke përfunduar prapa rivalëve olimpikë Gabriella Papadakis dhe Guillaume Cizeron të Francës.