Ishin filmat Western që i dhanë famën në të gjithë botën dhe ndaj Clint Easwood do ta mbyllë si i tillë. Tashmë në moshën 91-vjeçare legjenda e kinemasë amerikane është rikthyer në ekranin e madh me një film të fundit të karrierës.
“Cry Macho” një prodhim ku ai është regjisor dhe aktor, Eastwood ka veshur rolin e një kauboji të vjetër si një neo-western dramatik dhe që kalon nëpër një histori rrugësh.
Aktori luan Mike Milo, një ish yll rodeo dhe mbarështues i kuajve. Ai pranon të sjellë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara një fëmijë të shefit të tij dhe rruga nuk është e lehtë.
Filmi bazohet në një romanin me të njëjtin titull të shkruar në 1975. Vetë Eastwood kishte menduar ta luante atë në fund të viteve 1980, por më pas projekti u ndërpre.