Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës. Një e moshuar ka humbur jetën pasi është aksidentuar me makinë.
“Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.