Bota Universitetet amerikane vendosin tarifë për studentët e pavaksinuar

Universitetet amerikane vendosin tarifë për studentët e pavaksinuar

Disa universitete në SHBA do t’i kërkojnë studentëve të pavaksinuar të paguajnë një “tarifë Covid” këtë vjeshtë dhe të paguajnë për testimin e përjavshëm. Tarifa prej 750 dollarësh do të jetë e pakthyeshme.

Studentët e pavaksinuar gjithashtu duhet të mbajnë maska ​​dhe distancë sociale në kampus dhe t’i nënshtrohen testimit javor.

Tarifat “do të mbulojnë shpenzimet për testimin dhe burimet e tjera që kolegji do të duhet të përdorë dhe vendosë për të mbajtur çdo student të sigurt”, tha dekani i një prej universiteteve, raportojnë mediat amerikane.

Studentët e pavaksinuar duhet të paguajnë 500 dollarë në fillim të semestrit të vjeshtës për të paguar testimin javor dhe karantinimin.

Studentët e vaksinuar do t’u jepet një rimbursim i menjëhershëm, sipas NBC.