Përfundimi i misionit në Afganistan nuk ishte i lehtë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg.
“Dilema ishte midis largimit, duke parë rimarrjen e kontrollit nga talebanët dhe përfshirjes në një luftë të pafund”, shpjegoi Stoltenberg.
“Ne nuk donim të qëndronim në Afganistan përgjithmonë”, shtoi ai.
Sipas kreut të Aleancës, ajo që është parë javët e fundit ka qenë një kolaps i paparashikueshëm ushtarak dhe politik, me udhëheqjen politike afgane që nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje politike, duke çuar në tragjedinë që po dëshmohet sot.