Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë në vendet me nivel të lartë rreziku për t’u infektuar me koronavirus. Në udhëzimin e publikuar për shtetasit amerikanë, DASH rekomandon që të rishikohet vendimi për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me Covid-19.
Sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohen 5792 raste aktive në Shqipëri.
E ndërsa Lazarati duket se ishte harruar, e kujton njoftimi i DASH qw këshillon amerikanët për kujdes të shtuar në zonën e Lazaratit për shkak krimit.
“Situata e sigurisë në Lazarat mbetet e luhatshme për shkak të krimit dhe dhunës që lidhet me kultivimin e marijuanës. Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët. Qeveria amerikane nuk është në gjendje të sigurojë shërbime emergjente për qytetarët amerikanë në Lazarat, dhe punonjësit qeveritarë e kanë të ndaluar të udhëtojnë aty”, thuhet në njoftim.