Bota ISIS merr përsipër sulmet në Kabul

ISIS merr përsipër sulmet në Kabul

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet në aeroportin e Kabulit.

BBC raporton se deklarata u bë nëpërmjet një mesazhi të postuar në kanalin e lajmeve të grupit terrorist, Telegram.

Grupi tha se një person kishte hedhur veten në erë mes afganëve dhe trupave amerikane.

Edhe zyrtarët e Mbrojtjes amerikane thanë se besonin që pas sulmeve vdekjeprurëse qëndronin militantë rajonalë të të ashtuquajturit Shteti Islamik.