Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të publikuar në huffingtonpost.it, foli sërish për çështjen e strehimit të afganëve në vendin tonë.
“Është gjëja më normale në botë: të hapësh derën kur nga ana tjetër është dikush që kërkon ndihmë. E di që kur e thua kështu mund të duket patetike dhe ka nga ata që e mendojnë ndryshe, por për fat të mirë, për shumicën e shqiptarëve kjo është diçka shumë e natyrshme. Jemi vendi evropian që ka strehuar më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore, sepse shqiptarët nuk ia kthejnë dot krahët dikujt dhe ta lënë në duart e vdekjes”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se edhe vetë shqiptarët janë mirëpritur në të kaluarën: “Jo dhe aq shumë vite më parë, kemi qenë ne afganët në brigjet italiane”.