Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Italisë duhet të përmbushin rregullat e reja të vendosura nga qeveria italiane. Referuar njoftimit të Ministrisë sonë të Jashtme duke nisur nga 31 Gushti deri më 25 Tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin certifikatën e gjelbër COVID-19, që vërteton vaksinimin e plotë, ose një certifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase mbi këtë proces.
E nga vaksinat që njihen nga shteti italian janë: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca dhe Jonhson & Johnson. Gjithashtu duhet me vete dëshmi e testit molekular PCR e kryer 72 para nisjes.
Po në rast se pasagjerët nuk i disponojnë këto dokumente, atëherë bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore. Të vetmit që përjashtohen nga këto rregulla janë fëmijët nën 6 vjeç. Ky vendim vjen pasi Shqipëria së bashku me vende si Maqedonia e Veriut apo Kosova klasifikohen në vendet e listës D për rrezikun e virusit.
Rregulla të ngjashme të kalimit në kufi ka miratuar edhe Maqedonia e Veriut, të cilat pritet të hyjnë në fuqi, më 1 Shtator, e po ashtu Kosova nisi zbatimin e tyre prej ditës së hënë.