Bota Shtetet që kanë injektuar më shumë doza vaksinash në rang global

Shtetet që kanë injektuar më shumë doza vaksinash në rang global

Të paktën 200 vende kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga worldmeter.info, rezulton se deri më tani 39.3% e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19. Vetëm 1.6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë. Në total, në rang global janë administruar 5.25 miliardë doza.

India është shteti i parë në botë që ka injektuar më shumë doza vaksinash, 488.14 milionë doza. Nga këto, 144.43 milionë qytetarë janë vaksinuar më të dyja dozat dhe 343.72 milionë kanë marrë vetëm një dozë. Pas Indisë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, Meksika, Gjermania dhe një sërë shtetesh të tjera.

Renditja sipas shteteve për dozat e vaksinës të injektuara

Ndërsa, vaksinime në raport me popullsinë kanë kryer më shumë Emiratet e Bashkuara. Ky shtet ka vaksinuar me të dyja doza 74% të popullsisë dhe 11% me një dozë të vetme. Pas Emirateve të Bashkuara renditet Spanja, Uruguai, Kili, Franca, Mbretëria e Bashkuara dhe Italia.

Renditja e shteteve për vaksinimet në raport me popullsinë

Sakaq, në Shqipëri janë injektuar në total 818.955 doza vaksinash. 625.809 persona janë injektuar me të dyja dozat e vaksinës dhe 193.955 kanë marrë vetëm një dozë.