Stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth II do të bëhet anëtari i parë i familjes mbretërore që do të bëhet pjesë e forcave Komando të Britanisë së Madhe.
Mediat britanike shkruajnë se Arthur Chatto, 22 vjeç, ka njoftuar Mbretëreshën se është pranuar në akademinë e Marinës Mbretërore, për përfunduar kursin e oficerit Komando. Pjesëtari i fundit i familjes mbretërore që ishte regjistruar në këtë kurs ishte Princi Edward në vitin 1987, i cili më pas vendosi të largohej pa e përfunduar stërvitjen 12-mujore.
Arthur është djali i vetëm i Lady Sarah, e bija e Princeshës Margaret, e cila është motra e Mbretëreshës Elisabeth II.
Në të kaluarën ai ka pozuar si model, duke fituar shumë ndjekëse në rrjetet sociale të cilat e pagëzuan si “anëtari më seksi i familjes mbretërore”. Më vonë, e fshiu llogarinë e tij në Instagram.
Princi Harry mbante titullin honorifik të Kapitenit të Marinës Mbretërore, por titulli iu shfuqizua pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore.