Ethet e ministrave të kabinetit ‘Rama 2’ që shpresojnë të rikonfirmohen dhe kandidatëve për tu ulur në qeverinë ‘Rama 3’ do të vijojnë deri në orën 10 të datës 2 gusht.
Përbërjen e skuadrës së tretë qeverisëse Edi Rama po e ruan me fanatizëm deri në mbjelljen Asamblesë Kombëtare këtë të enjte.
Në një kohë kur ka konfirmuar Elisa Spiropalin si ministre për marrëdhëniet me parlamentin dhe Taulant Ballën në krye të grupit parlamentar, në selinë rozë nuk mungojnë hamendësitë për emrat e ministrave të rinj.
Për momentin thonë burimet nga PS, Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është në pol pozicion të rikonfirmit, por mund t’i hiqet Energjia, duke u bashkuar me Mjedisin e krijuar një ministri që me gjatë do ti besohet Benet Becit.
Ftesa për vijuar drejtimin e Shëndetësisë ka mbërritur tek Ogerta Manastirliu. Edhe Ministria e saj do të ristrukturohet duke i hequr Mbrojtjen Sociale e cila bashkohet me Sportin dhe Rinë, nga ku drejtimi mund t’i besohet Bora Muzhaqit, aktualisht zëvendës ministre Arsimi.
Edhe Olta Xhaçka shihet si një kandidaturë potenciale për të vazhduar drejtimin e diplomacisë shqiptare e vijuar koordinimin e suksesshëm deri më tani prej saj, në operacionin humanitarë të strehimit të afganëve.
Parashikohet edhe ndarja e Ministrisë së Financave nga Ekonomia, ku njëra prej dy këtyre ministrive do t’i besohet Arben Ahmetajt, bashkë me vijimin e drejtimit të punëve të rindërtimit nga tërmeti.
Ministria e Brendshme ku asnjë ministër nuk e ka përfunduar mandatin deri në fund mbetet e paqartë nëse do ta drejtojë Bledi Çuci, emri të cilit po qarkullon edhe si pasardhës i Gramoz Ruçit në Parlament.
Edi Rama mund të surprizojë me këtë Ministri, duke ia besuar për herë të parë një gruaje.
Sikurse me të gjitha gjasat nuk do të mungojë edhe një ministre grua nga Kosova. Emri më i mundshëm është ai i Vlora Çitakut, të cilës Rama edhe mund t’i besojë Ministrinë e Diasporës në vend të Pandeli Majkos.
Arsimi, Ministria e Drejtësisë, Mbrojtja, Kultura, Turizmi dhe Sipërmarrja pritet të drejtohen nga ministra të rinj.
Edi Ramës do ti duhet të zgjedhë një numër 2 të ri në qeveri, pas sinjaleve jo konfirmuese për veten, lëshuar nga zëvendës kryeministri Erion Brace.
Gara se kush do ta drejtojë Parlamentin është më e forta dhe sfiduesja brenda PS pasi Edi Rama preferon një grua, nga ku me e kuotuara për këtë post është ish-ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.(TCH)