Lefter Koka ka lënë mandatin e deputetit që e fitoi në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e Partisë Socialiste. Ka qenë vetë Koka që përmes një deklarate në Facebook ka treguar këtë vendim të tij, i cili vjen pas dy dekadave aktive në politikë.
Ndër të tjera, Koka thotë se është koha e duhur për të mbyllur një cikël dhe shton se rrugëtimin e tij do ta vazhdojnë bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë karrigen e Lefter Koka në Kuvend do ta marrë Denis Deliu.
Deliu ka marrë pjesë në misionet Eagle 4 dhe 8 në Afganistan duke shërbyer si zëvendës komandant i forcave speciale që njihen si “Beretat Vishnje”, skuadra elitë e ushtrisë shqiptare, trajnuar nga forcat speciale amerikane Navy Seal.
Deliu ka qenë pjesë emisionit në Afganistan ku dhe mbeti i vrarë kolegu i tij Feti Vogli.
Po ashtu ai ka marrë shumë vlerësime nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Ndërsa tani është shef i sigurisë në organet e Vettingut.