Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të PS emrat e kabinetit të ri qeveritar. Në listë ka disa emra surprizë dhe disa konfirmime, ndërsa janë shtuar edhe disa ministri të reja.
Në postin e zëvendëskryeministrit, të mbajtur deri tani nga Erion Braçe, u emërua Arben Ahmetaj.
Ndër ndryshimet e tjera në kabinetin “Rama 3 “janë emërimi i Ulsi Manjës si ministër i Drejtësisë, ndërsa Frida Krifca mori drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Mirela Kumbaro mori postin e ministrit të Turizmit, post që deri tani mbahej nga Blendi Klosi, ndërsa Delina Ibrahimi mori drejtimin e ministrisë së e Ekonomisë dhe Financave.
Ndërkohë, Milva Ekonomi u emërua ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet, Edona Bilali ministre shteti për Biznesin dhe Sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqi ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Ministra që do të vijojnë të mbajnë postet e tyre nga kabineti “Rama 2” janë: Olta Xhaçka ministre e Punëve të Jashtme, Bledi Çuçi ministër i Brendshëm, Evis Kushi ministre e Arsimit, Ogerta Manastirliu ministre e Shëndetësisë, Niko Peleshi ministër i Mbrojtjes, Belinda Balluku ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Elva Margariti ministre e Kulturës dhe Elisa Spiropali që mbetet ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Kabineti “Rama 3”:
Zv/kryeministër dhe ministri që do të mbikëqyrë rindërtimin: Arben Ahmetaj
Ministre e Jashtme: Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes: Niko Peleshi
Ministër i Brendshëm: Bledi Çuçi
Ministër i Drejtësisë: Ulsi Manja
Ministre e Bujqësisë: Frida Krifca
Ministre e Ekonomisë: Delina Ibrahimaj
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë: Orgerta Manastirliu
Ministre e Turizmit dhe Mjedisit: Mirela Kumbaro
Ministre e Kulturës: Elva Margariti
Ministre e Arsimit dhe Sportit: Evis Kushi
Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes: Edona Bilali
Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin: Elisa Spiropali
Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët: Bora Muzhaqi
Ministre e shtetit për Standardet dhe Shërbimet: Milva Ikonomi.